Ballist Morina provon sërish, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Ballist Morina provon sërish, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

42
0
Shares

Ismail Morina, i njohur tashmë si “Ballisti”, provon sërish për të kërkuar lirinë. Dy muaj nga arrestimi i tij, Ballist Morina kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Rekursi është depozituar në datën 11 dhjetor, në këtë gjykatë. Pritet që rekursi i tij të shqyrtohet brenda muajit dhjetor.
Ballist Morina u arrestua më se dy muaj më parë në Tiranë, për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i tij u bë pak ditë para ndeshjes së futbollit Shqipëri – Serbi, në “Elbasan Arena”. Ballist Morina, është personi që ka marrë përsipër ngritjen e dronit, me flamuj e simbole kombëtare shqiptare, mbi stadiumin “Partizani” të Begoradit më se një vit më parë, në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY