Presidenti i Republikës përshëndet autorizimin e Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënë...

Presidenti i Republikës përshëndet autorizimin e Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënë Terezës

51
0
Shares

Foto Arkiv

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, përshëndet autorizimin e dhënë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke e vlerësuar atë për mrekullinë e saj të dytë.
“Ky autorizim për Kongregacionin për Kauzën e Shenjtorëve nuk na lumturon vetëm ne shqiptarëve, por të gjithë botën mbarë, e veçanërisht ata që e kanë ndjerë mrekullinë, mirësinë dhe dashurinë e saj”, vuri në dukje Kreu i Shtetit shqiptar.
Në pritje të shenjtërimit të Nënë Terezës vitin e ardhshëm, Presidenti Nishani shpreh gjithashtu falënderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të gjithë shqiptarëve për këtë vendim të rëndësishëm të Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY