Lajme të këqija për shqiptarët në Angli e Irlandë

Lajme të këqija për shqiptarët në Angli e Irlandë

51
0
Shares

Tashmë ekstradime do të kryhen edhe nga Anglia dhe Irlanda. “Shqipëria plotëson kuadrin ligjor në fushën e ekstradimeve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut”.
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka pritur në një takim zyrtar Ministrin e Shtetit për Sigurinë në Britaninë e Madhe Ben Wallace.
Qëllimi i kësaj vizite lidhet me nënshkrimin e “Marrëveshjes së Ekstradimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut”, akt ky që plotëson kuadrin ligjor midis dy vendeve në zbatim të Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957.
Në përfundim të ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili vlerësoi rëndësinë e saj në drejtim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një mekanizëm më shumë në duart e agjencive  ligjzbatuese që do të mundësojë intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të subjekteve kriminale të shpallur në kërkim prej vitesh, të cilët nuk mund të esktradoheshin reciprokisht deri më sot, për shkak të barrierave ligjore”, theksoi Ministri Vasili.
Ministri i Shtetit për Sigurinë Ben Wallace u shpreh se “nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të bëjë të mundur ekstradimin e shtetasve shqiptar, nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të sigurojë që ata të cilët kryejnë vepra të rënda penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe largohen nga vendi, të vihen para drejtësisë. Kjo është dëshmi e mëtejshme e rritjes së bashkëpunimit tonë me Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar”.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është në përputhje dhe me politikat e Qeverisë Shqiptare për t`u angazhuar intensivisht në konsolidimin dhe zhvillimin marrëdhënieve juridiksionale me autoritet e huaja, në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të procedurave të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar.
Kjo marrëveshje gjithashtu është në zbatim të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit 2013-2020 dhe detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, është propozuar tejkalimi i barrierës ligjore për refuzimin e ekstradimit të shtetasve shqiptarë në shtetet palë të marrëveshjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY