Bien prodhimet vendase, dyfishohen çmimet e perimeve brenda javës

Bien prodhimet vendase, dyfishohen çmimet e perimeve brenda javës

51
0
Shares

Që nga fillimi i javës çmimet e perimeve dhe zarzavateve kanë ndryshuar me rritje në fundjavë. Në pikat e shitjes me pakicë një kilogram domate po kushton 80 lekë nga 40 lekë që ishte në nisje të javës.

Çmimet e kastravecëve janë rritur me 30%, gjithashtu me mbi 30% janë shtrenjtuar çmimet e patates dhe spinaqit. Por rritjen më të madhe të javës duket se kanë pësuar sallata jeshile, e cila po shitet me 130 lekë kilogrami nga rreth 30 lekë që ishte para një jave.

Tregtarët në pikat e pakicës pohojnë se rritja po vjen nga krahu i ofertës. Prodhimet e sezonit janë drejt fundit, ndaj ka më pak prodhime vendi në treg e për pasojë çmimet më të larta janë të natyrshme për periudhën.

Një arsye tjetër mësohet të jetë eksporti. Grosistët kanë lidhur kontrata deri në fund të vitit ndaj dhe prodhimi i disponueshëm dedikohet për eksport çka e kufizon ofertën e qëndrueshme në treg. Ndryshe nga perimet, çmimet e frutave kanë shfaqur qëndrueshmëri duke mos pësuar luhatje ketë jave.

INSTAT raportoi se, gjatë muajit nëntor rritja vjetore e çmimeve për zarzavatet dhe patatet ishte 35.6%, ritmi më i lartë i vitit, ndërsa shporta e ushqimeve pësoi një rritje vjetore me 5.9%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 35,6 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 13,9 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,4 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,1 %, etj./Monitor/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY