Përfundon tryeza, Rama sfidon opozitën: Pres me padurim të njoh 19 deputetët...

Përfundon tryeza, Rama sfidon opozitën: Pres me padurim të njoh 19 deputetët kriminelë

50
0
Shares

Ka përfunduar tryeza e përfaqësuesve të koalicionit mazhoritar.
Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili komunikoi me median, për të zbardhur fokusin e këtij takimi.
Duke përshëndetur miratimin e djeshwm të ligjit “për Dekriminalizimin”, Rama u shpreh se hapi tjetër tashmë është reforma në Drejtësi, pas, sipas tij edhe mbështetjes së dhënë nga Komisioni i Vencias.
Ndërkohë, më  pas Rama ka sfiduar opozitën, ndërsa është shprehur se, “pres me padurim të hyjë në fuqi ligji ‘Dekriminalizimit’ dhe të njoh 19 kriminelët e parlamentit, shifër që ka përmendur opozita”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtroi se, “pasi ligji të hyjë në fuqi, opozita ka detyrimin, që me rimbledhjen e Parlamentit në janar, të japë provat për inkriminimin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY