Meta: të vendosur për “Dekriminalizimin”, nuk kanë rëndësi emrat

Meta: të vendosur për “Dekriminalizimin”, nuk kanë rëndësi emrat

51
0
Shares

Miratimin e Ligjit “Për dekriminalizimin” e ka përshëndetur edhe kryeparlamentari Ilir Meta. Sipas tij, “Jemi të vendosur për zbatimin e ligjit dhe nuk kanë rëndësi emrat që do të preken”.
Deklaratën e tij Meta e bëri në përfundim të tryezës së përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse.
Për metën, “Shqiptarët më të qetë për integritetin e tyre dhe të së ardhmes. Ligji ju duhet qytetarëve dhe besimit të përfaqësimi publik të tyre”.
Duke folur për qëllimin e takimit të sotëm, sikurse edhe Rama, Meta zbuloi se pjesë e diskutimit ishte edhe reforma në drejtësi, si dhe rekomandimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet.
“Hapa të tjerë do të jenë reforma në drejtësi dhe rekomandimet OSBE/ODIHR, për zgjedhjet dhe përmirësimin e Kodit Zgjedhor. Të hënën pritet të miratojmë komisionin e posaçëm për diskutimin dhe miratimin e këtyre rekomandimeve”, u shpreh kryeparlamentari.
Për sa i përket reformës në drejtësi, Meta garantoi se, “reforma në drejtësi do të jetë e  qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe afatgjate”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY