Revolta e dhimbshme e invalidit: Shteti tallet me mua, jetoj me 80...

Revolta e dhimbshme e invalidit: Shteti tallet me mua, jetoj me 80 mijë lekë në muaj

58
0
Shares

I dhimshëm dhe i revoltuar kanë qenë Ndrek Ismailaj, kryetari i këshillit Kombëtar të personave me aftesi të kufizuar, i cili i është drejtuar drejtoreshës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale, Ilda Bozo, pas deklaratave të saj. I ftuar në “Top Show” ai është shprehur se shteti ka vetëm projekte në letër që nuk zbatohen dhe bën gallatë me këtë pjesë të popullsisë.“Mua smë ofron shteti shqiptar njqë karrige me rrota. 20 vjet rresht unë gallatë prej njërit gallatë prej tjetrin, zotëri nuk ka pilotim projekti nëse nuk zbatohen ligjet në fuqi.
Drejtoresha: Ne po flasim për vlerësim
Ismailaj: Të lutem janë ligjet kuadër a zbatohen? jo stop. Mua një herë në 3 vjet më thonë dil në komison, 20 vjet i paralizuar, karrige me rrota smë jep kush, me 80 mijë lekë të vjetra në muaj cfarë të bëj? Kush ma thotë? Ndërkohë qeveria shqiptare bën projekt projekt, unë skam shpi, kemi ca ligje, a marrim shërbime? Jo, cfarë projekte po bëni? A e keni përcaktuar minimumin jetik për një person me aftësi të kufizuar ne? ne skemi minimumin jetik për varfërinë…A e dini cfarë do të thotë të kesh një fëmijë autik apo jo? Unë për vete irritohem Të flasësh ketu thonë është i majtë i djathtë, unë jam në karrige me rrota, ku di i verbri kush është Sala kush është tjetri e tjetri? Bëni kurrikula sa të doni ju, a marrim shërbim? Thamë 10% cdo vit të objekteve të vjetra të realizuara në kohën e Enverit do përshtaten, 1 s’u përshtat, 700 e ca mijë dollarë u morën, një s’u përshtat vetëm ministrinë tonë e prishët e restauruat 30 herë. pse qesh? 80 mijë të vjetra në muaj ca do bëjmë? Një nga ne sot me dal e hamë një drekë në Durrës, po 29 ditë të tjera cfarë do bëjnë? Po unë s’di me ardh me kostum 800 eurosh? Gallat bëjnë BE me mua… 20 vjet rresht ju kam dëgjuar, unë num mundem më zonjë të dëgjojë, faturino thotë hë mo do vish në autobus? Të shofin si ufo, kjo është modeli që përdorni ju? Katër vjet, ikën 3 vjet, se bëtë komisionin psikosocial, mandatin tjetër do e bëni?”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY