Spahia: Shqipëria, atdheu i atyre që ikin prej tij

Spahia: Shqipëria, atdheu i atyre që ikin prej tij

66
0
Shares

Shqipëria është kthyer vend i azilkërkuesve. Mbi 100 mijë bashkqytetarë kanë lënë vendin për të kërkuar shpëtim në Gjermani, dhe në vendet e tjera të BE, e po ashtu dhe 200 mijë te tjerë kanë aplikuar për të ikur në SHBA, të shtyrë nga keqqeverisja, korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës që ka çuar vendin në humnerë, deklaroi kreu i Departamentit te Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia.

Sipas tij, në ditën ndërkombëtare të emigrantëve , minimalisht qeveria duhet të kishte detyrimin ligjor të dilte me statistika zyrtare për këtë eksod masiv dhe jo të manipulonte publikun kombëtar e ndërkombëtar, se shqiptarët që braktisin vendin i përkasin emigrantëve të Greqisë dhe Italisë.

Ka vetëm një të vërtetë për eksodin dhe azilkerkuesit, tha Spahia dhe ajo është skamja dhe dëshpërimi që ka mbjellë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë e krimit. Fatkeqësi që vendin e kanë lënë të rinjtë dhe shqiptarët me energji pune, të cilët nuk shohin shpresë për jetë normale në atdhe.

Ka vetëm një rrugë për shpëtim, largimi i qeverisë dhe hapja e rrugës për një qeverisje të re që sjell shpresë, besim, mundësi për punë e zhvillim për secilin në vendin tone, përfundon deklarata e PD-së për ditën ndërkombëtare të emigrantëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY