Kompanitë “Security” në Tiranë, policë me rekorde kriminale

Kompanitë “Security” në Tiranë, policë me rekorde kriminale

66
0
Shares

Shoqëritë e ruajtjes fizike ose kompanitë e sigurisë në Tiranë nuk krijojnë dhe aq siguri.

Policia dyshon se efektivët privatë bashkëpunojnë me autorët e grabitjes.

Për frenimin e këtyre elementeve, në policinë e shtetit çdo efektiv i sigurisë fizike kalon në sitën e oficerëve të krimeve, të cilët lëshojnë një vërtetim besueshmërie.

Drejtori i Sigurisë Publike ne Policinë e Shtetit Gjovalin Loka kërkoi në një intervistë për vizion plus, që administratorët të bëjnë kujdes me rekrutimet, pasi persona të punësuar prej tyre janë me rekorde kriminale.

Për këtë ai përmendi grabitjen e një banke të nivelit të dytë në shkurt të këtij viti, ku u vodhën 3 milionë euro. Loka tha se edhe pse policia ka vënë kritere të rrepta në transportin dhe ruajtjen e shumave monetare ato sërish bien pre e grabitjeve.

Ndërkohë 5 roje të sigurisë së një kompanie sigurie në Tiranë janë të arrestuar për shkak se dyshohet që u përfshinë në grabitjen e 3.8 milioën eurove para pak javësh në rrugën Tiranë-Rinas.

Ajo cfarë u theksua ndërkaq është edhe shpërblimi i vogël dhe rroga e ulët për forcat e sigurisë private, duke kërkuar rritjen e pagave në këtë sektor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY