Shqipëria 1 projekt, Serbia 9 projekte

Shqipëria 1 projekt, Serbia 9 projekte

45
0
Shares

Shqipëria ia ka dalë të marrë vetëm një projekt në programet INTERREG të BE që përfshijnë financime që rritin kohezionin mes vendeve fqinjë që janë anëtar ose kandidat për në BE.

Jakub Adamoëicz, zëdhënës i KE-së për transportin dhe politikën rajonale, pasi u pyet nga gazetarja e abc neës, Erisa Zykaj, tha se shkaku lidhet em kapacitetet administrative të vendit që aplikon. “Një element kyç për zbatimin e programeve INTERREG dhe politikës së kohezionit në përgjithësi, që vlen për shtetet anëtare po edhe për vendet kandidate që përfshihen në këto programe, është kapaciteti administrativ”, tha ai.

“Kapaciteti administrativ është kyç për të tashmen dhe për të ardhmen, pasi kapaciteti administrativ kondicionon edhe fuqinë absorbuese të investimeve që ofrohen për të ardhmen”, tha ai.

Shqipëria negocoi në Konferencën e Vjenës të zhvilluar në 27 gusht të të këtij viti për projekte që synojnë integrimin e vendit në tregun rajonal por në fakt ajo u përfshi vetëm në njërin prej tyre, autostradën blu ose korrridorin adriatiko-jonian. Bëhet fjalë për rrugën që kalon nga Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Greqia.

Shqipëria ndodhet në fazën e studimit të fizibilitetit, që është faza fillestare e projektit që përfshin kufirin midis Malit tê Zi me Shqipërinë, rrugën Thumanë-Kashar/Vorë, bypassin e Lezhës, bypassin e Tiranës dhe nevojën për një bypass edhe në Tepelenë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY