Biznesmeni italian i Kalivacit, Francesko Becheti, ka paditur Shqipërinë në Arbitrazh me tre procese të ndryshme, sipas abc neës, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguaj në formën e dëmshpërblimit shumën prej 400 mln eurove.
Padia e parë është e hershme në kohë dhe lidhet me një marrëveshje që qeveria Nano nënshkroi në 2003 me kompaninë e Bechetti për të importuar plehra në Shqipëri. Becheti pretendon se prishja e marrvesjes nga qeveria shqiptare i ka sjell atij një dëm prej 150 mln euro. Marrëveshja u prish në atë kohë pas një lobimi të fortë të ambientalistëve kryqëzuar kjo edhe me interesa biznesi brenda PS.
Procesi tjetër lidhet me mos rimbursimin e TVSH për vitin 2012 nga tatimet lidhur me punimet që pretendon se kryer në Kalivaç të cilat arrijnë në100 mln euro. Hidrocetrali i kalivacit filloi punimet në vitin 1997 dhe end enuk ka një gjurmë të qartë të projektit në terren duke zgjatur më shumë se sa hidrocentrali i Fierzës dhe Komanit bashkë.
Padia e tretë lidhet me sekuestrimin e kompanive të tij dhe lëshimin e urdhër arrestit ndëkrombëtar. Sipas kësaj padie, ai pretendon se për pengimin që i kanë bërë autoritet e drejtësisë me nisjen e hetimit, bllokimin e bizneseve dhe urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij i kanë sjell një dëm prej 150 mln euro.
Francesko becheti akuzohet për 4 vepra penale në Shqipëri përmes të cilave ka arritur të përfitojë rreth 40 mln euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/