Edi Rama nxitet nga presioni i Berishës: Legalizimi do përshpejtohet

Edi Rama nxitet nga presioni i Berishës: Legalizimi do përshpejtohet

57
0
Shares

Një ditë pas debatit për legalizimet në kuvend mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama, ky i fundit ka reaguar edhe sot duke premtuar një ritëm më të shpejtë të legalizimit të dhe hipotekimit të ndërtimeve pa leje.

“Zanatçiu i Sherrit u tha dje shqiptareve, nga tribuna ku perdhunon te verteten çdo te enjte ne Kuvend: Kjo qeveri nuk ka bere as edhe nje legalizim, lejet e legalizimeve te shperndara deri tani jane fallco!

Ja e verteta:

Maj 2014 – Dhjetor 2015: 40.432 leje legalizimi falas u jane dorezuar qytetareve.

Deri tani ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, kane marre hipoteken e shtepise se tyre 22.136 familje. Procesi i hipotekimit do te pershpejtohet ne menyre shume te konsiderueshme duke nisur nga muaji janar, sepse ALUIZNI do te beje per llogari te qytetareve edhe hipotekimin.

Me kete sistem te ri parashikohet qe ne vitin 2016 familjet qe do perfitojne legalizim falas te arrijne ne 145.000

‪#‎SHQUPifletmevete ne punojme per Shqiperine”.

Legalizimet janë kthyer në një kartë të fortë elektorale. Qeveria e përdori legalizimin gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale por edhe ditët e fundit për të neutralizuar sadopak protestat e opozitës.

Një vendim qeveria për disa legalziime në rrugën Komuna e Parisit parashikonin përfundimin e tyre në pak muaj ndërkohë që kanë kaluar deri tani 2 vjet.

Edhe PD e kishte një ndër premtimet e mëdha legalizimin por ia doli që të përfundonte procesin për një numër të kufizuar ndërtimesh. Një pjesë e zyrtarëve drejtues të legalizimit në kohën e qeverisë së PD-së janë paditur për shkelje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY