FOTOGALERI/Skema piramidale “Martin Shkreli” dhe arrestimi

FOTOGALERI/Skema piramidale “Martin Shkreli” dhe arrestimi

68
0
Shares

shkreli

shkreli1

shkreli 3

shkreli4

Njeriu që e konsideronte veten “shqiptari më i famshëm që ka ecur në tokë”, Martin Shkreli, akuzohet për krijimin e një skeme piramidale, në të cilën, krijonte një kompani të re për të paguar investitorët e vjetër të mashtruar të kompanisë paraardhëse.

Shqiptari që u bë i famshëm se rriti shumëfish çmimin e një ilaçi pwr kurimin e AIDS, përfundoi të pranga dy ditë më parë në qytetin e Nju Jorkut, akuzuar për ndërtimin e një skeme piramidale përmes mashtrimit me rrjetin e kompanive të tij.

Një prokuror në Nju Jork deklaroi në një konferencë për shtyp se Shkreli “në thelb krijoi kompani si skemë Ponzi, ku ai përdori një kompani të re për të paguar investitorët e mashtruar të kompanisë së vjetër në mënyrë të përsëritur”.

Skemat Ponzi janë ato që në shqip njihen më së shumti si skema piramidale. Emrin e kanë marrë nga Charles Ponzi, një mashtrues italian që krijoi skema piramidale në Amerikën e viteve 1920.

Këto janë fotot e agjencisë Associated Press mbi arrestimin e Shkrelit. Akuzat e ngritura ndaj tij parashikojnë dënime me deri 20 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY