Topalli zbulon pse dhe kur nuk ka qenë dakord me Berishën dhe...

Topalli zbulon pse dhe kur nuk ka qenë dakord me Berishën dhe Bashën

79
0
Shares

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka zbuluar disa qëndrime të saj, të cilat jo gjithmonë kanë qenë në dakordësi me ish-kreun e PD-së Sali Berisha, sikurse edhe me kreun aktual, Lulzim Basha. “Rrëfimin” e saj ajo e ka bërë si ftuar në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”.
Gjatë emisionit, Jozefina Topalli tha se ajo e ka kundërshtuar shumë herë Berishën kur ai ishte kryetar i PD-së.
E vendosur në lojë “E kam bërë, s’e kam bërë”, Topalli tha së kundërshtitë me Berishën kanë qenë të shumta.
“E kam kundërshtuar Berishën përgjithësisht për emërimet e ministrave”, tha Topalli.
Ajo gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes nëse kishte refuzuar t’i kthente Bashës përgjigje, kur ky i fundit i ka kërkuar me insistim të takohet me të.
Në këtë rast ajo ngriti pankartën me mbishkrimin “E kam bërë”, dhe më pas vuri buzën në gaz.
Ndërsa kur u pyet për deputetin Taulant Balla, Topalli kërkoi ndjesë për fjalët me të cilat i është drejtuar kur ajo ishte Kryetare parlamenti, duke shtuar se ai i meritonte plotësisht atë reagim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY