AMF, qeveria propozon Ervin Koçin pas shkarkimit të Shehit

AMF, qeveria propozon Ervin Koçin pas shkarkimit të Shehit

66
0
Shares

Ish-deputeti i PS, Ervin Koçi është propozuar në mbledhjen e sotme të qeverisë anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të autoritetit, për periudhën e mbetur deri në mbarimin e mandatit të filluar nga Enkeleda Shehi, e cila u shkarkua pak javë më parë nga Kuvendi.
 Ervin Koçi dha dorëheqjen pak ditë më parë nga mandati si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për të detyrën e re që pritet të marrë. Kandidatura e Ervin Koçit pritet që të votohet në seancën plenare.

http://www.kohajone.com/wp-content/uploads/2016/09/Mbledhje-Qeverie.jpg

Gjithashtu Këshilli i Ministrave në drejtimin e Ramës ka marrë sot edhe disa vendime të tjera të rëndësishme.
Vendimet e plota të qeverisë sot
1. Për negociimin e marrëveshjes, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Al Habtoor Investment LLC”, për projektimin dhe ndërtimin e “Kullës Ikonike”, në Tiranë.
2. Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (Përfituesi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e programit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, rajoni Vlorë (Kësti II).
3. Për ratifikimin e ndryshimit nr.7 të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ratifikuar me ligjin nr.174/2013.
4. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional”.
5. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitja e punësimit dhe arsimi profesional (shtim fondesh)”.
6. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me aktet ligjore të BE-së”.
7. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik për zbatimin e projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i integruar i rajonit bregdetar”.
8. Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin teknik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë.
9. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për projektin “Aftësi për punë, faza e parë, 1 tetor 2015 – 28 shkurt 2019”.
10. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit”.
11. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Ruajtja e agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale”.
12. Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar.
13. Për sportin.
Projektligji synon:
– rritjen e autonomisë dhe krijimin e mundësive për vetëmenaxhim të organizatave sportive kombëtare dhe lokale, nëpërmjet përcaktimit të kompetencave të pushteteve dhe lëvizjes sportive (federata, shoqata dhe klube);
– përfshirjen për herë të parë të edukimit fizik dhe sportit shkollor në një trajtim të veçantë si dhe përcaktimin e kufirit minimal të ngarkesës mësimore të lëndës së edukimit fizik në kurrikulën bërthamë, organizimin e federatave të sportit shkollor dhe universitar, në funksion të institucionalizimit dhe organizmit të veprimtarisë sportive në institucionet arsimore;
– përcaktimin e statusit të sportistit elitar, si dhe përkufizimin e qartë të sportit profesionist dhe amator;
– reformimin e organeve konsultative të Këshillit të Lartë të Sportit dhe Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në Sport, si dhe përcaktimin jopolitik të përbërjes së tyre për të synuar partneritet më të fortë ndërinstitucional;
– krijimin e Organizatës Kombëtare Antidoping, si një strukturë e pavarur nga shteti, e cila do të ketë misionin kryesor të saj të kryerjes së kontrollit doping për sportistët shqiptarë (brenda dhe jashtë garimit).

MIRATOHET
14. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.
PROJEKTVENDIME:
15. Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit.
16. Për një shtesë në vendimin nr.484, datë 10.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil dhe Avokatura e Shtetit, të mjediseve në godinën e ish – hotel “Drinit””, të ndryshuar.
17. Për miratimin e listës së bashkive të cilat do të ngrenë stacione të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.
18. Për disa ndryshime në vendimin nr.842, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në Qarkun e Shkodrës”.
19. Për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes qendrore.
20. Për miratimin e ndryshimit 2 tё marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, për dhënien e asistencës financiare për projektin e rehabilitimit të kaskadës së lumit Drin, miratuar me vendimin nr.508, datë 24.10.1994, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjeve të grantit të ndërtimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, për projektet e rehabilitimit të hidrocentraleve dhe zvogëlimin e humbjeve joteknike në energjinë elektrike”.
21. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet, dhe procedurën e shitjes”.
22. Për përcaktimin e autoriteteve përgjegjëse për rishikimin e legjislacionit dhe miratimin e metodologjisë së shqyrtimit të përputhshmërisë së kritereve ekzistuese me ligjin nr.66/2016, “Për shërbimet në Republikën e Shqipërisë”.
23. Për procedurën e njoftimit dhe formën e vlerësimit të përputhshmërisë së projektakteve të reja sektoriale me ligjin nr.66/2016, “Për shërbimet në Republikën e Shqipërisë”.
24. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar.
25. Për finacimin e pistës së atletikës në stadiumin “Loro Borici”, Shkodër.
26. Për kalimin në përgjegjësi administrimi të pronës me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo”, Tiranë, te Ministria e Arsimit dhe Sportit për përdorim nga Federata Shqiptare e Futbollit.
27. Për një ndryshim në vendimin nr.788, datë 22.9.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, standardeve dhe procedurave të akreditimit të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”.
28. Për disa shtesa në vendimin nr.142, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, të ndryshuar.
29. Për disa ndryshime në vendimin nr.654, datë 14.9.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara”.
30. Për një ndryshim në vendimin nr.180, datë 25.2.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, me personel te zbulimit (HUMINT) në operaciomin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY