Kryeparlamentari Meta një listë me detyra shtëpie deputetëve, për sesionin tjetër parlamentar

Kryeparlamentari Meta një listë me detyra shtëpie deputetëve, për sesionin tjetër parlamentar

49
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u ka dërguar një letër kryetarëve të komisioneve parlamentare ku përcaktohet axhenda e Kuvendit, gjatë sesionit të ardhshëm parlamentar, duke theksuar 5 prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit. Në dokument me 15 pika, Meta ka shprehur dhe shqetësimin për atë çfarë nuk shkon në zbatimin e rekomandimeve të BE.
Meta sugjeron që deputetët të ushtrojnë kontroll ndaj ekzekutivit nëpërmjet interpelancave si dhe të sigurojnë pavarësinë e institucioneve të pavarura por dhe të ushtrojnë autoritetin e kontrollit. Një pikë e rëndësishme mbetet monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të BE-së. Krahas miratimit të ligjeve, të cilat mbeten kryefjalë e Planit të Veprimit, të cilin kryetari i Kuvendit ua ka shpërndarë kryetarëve të komisioneve, parashikohet që për vitin e ardhshëm Kuvendi të rrisë rolin e tij kontrollues ndaj institucioneve të pavarura.
“Kuvendi të ushtrojë kontroll ndaj qeverisë, interpelancë me ministrat. Kryeprokurori të raportojë para deputetëve. Të plotësohen vendet e lira në AMA, kontroll zbatimit të MSA”, shkruan midis të tjerave në letrën e tij, kryeparlamentari Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY