Fush-Milot, aksident masiv, përfshihen disa makina

Fush-Milot, aksident masiv, përfshihen disa makina

87
0
Shares

Disa automjete janë bërë pjesë e një aksident masiv në Fushë-Milot, por fatmirësisht pa viktima.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës. Sipas policisë, që ka mbërritur në vendngjarje, mësohet se pesë automjete janë përplasur në nënkalimin e superstradës. Nga përplasja nuk ka viktima, vetëm dëme materiale.
Sipas policisë është bllokuar përkohësisht qarkullimi në këtë aks rrugor, ndërkohë që paraprakisht besohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.

Ndërkohë mbrëmjen e së premtes, një aksident i ngjashëm bllokoi qarkullimin në autostradën Tiranë-Durrës. Në aksident u përfshi një autoambulancë që ishte duke transportuar dy të sëmurë. Fatmirësisht nga përplasja e automjeteve nuk ka pasur persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur te “Qafa e Kasharit”, ku pas aksidentit qarkullimi i mjeteve u bllokua përkohësisht. Një tjetër ambulancë mbërriti në vendngjarje për të transportuar të sëmurët drejt spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY