Manjani: Gjykatat duhet të bëjnë zap korrupsionin në Qeveri e Parlament

Manjani: Gjykatat duhet të bëjnë zap korrupsionin në Qeveri e Parlament

45
0
Shares

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Lëvizjes Rinore për Integrim zhvilluan një bashkëbisedim me Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi. Duke e cilësuar këtë reformë si tejet të rëndësishme për integrimin e vendit, Manjani tha se gjykata duhet të jetë vendi ku garantohet e drejta.
“Dua të them që ne kemi një sistem demokratik, pavarësisht vështirësive që ka në funksionimin e tij vetë sistemi demokratik. Reforma do të thotë të ndryshosh diçka. Nevoja për ndryshime është gjithmonë e pashmangshme. Gjykata është vendi ku qytetari duhet ta ndjejë veten se po zgjidh problemet. Vendi ku garantohet e drejta, ku garantohet barazia para ligjit. Po të shkojë tek pushteti politik, është e sigurt që është korrupsion”, tha Manjani.
Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë, Manjani deklaroi se reforma në drejtësi nuk është çështje ekspertësh, por është çështje institucionale dhe parlamentare. Sipas Manjanit, reforma është përgjegjësi e  shoqërisë shqiptare
“Gjykata nuk po e kryen detyrën ashtu siç duhet. Sepse gjykata, vendi, zyra, autoriteti shtetëror i ngarkuar me Kushtetutë dhe me ligj që t’i vërë fre këtij fenomeni, korruptohet për vete. Është shumë e thjeshtë të bësh zap një qeveri, është shumë e thjeshtë të bësh zap një parlament, është shumë e thjeshtë të bësh zap një administrator publik, një nënpunës shteti nëse gjykata nuk funksionon. Nëse gjykata vendoset mbi pushtetin politik, problemi do të fillojë të zgjidhet. Sot nuk e kemi kështu. Dhe ky është thelbi i reformës. Ky është thelbi i asaj që ne duam të ndërtojmë. Duam të ndërtojmë një gjykatë që të jetë mbi pushtetin politik. Jeni në një fazë që mund ta merrni situatën në dorë për të ndërtuar diçka krejt tjetër, të paparë deri më sot. Ky është problemi. Po bëtë këtë, unë besoj se keni zgjidhur problemin me veten tuaj dhe me shoqërinë”, theksoi Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY