DOKUMENTET/ Edi Rama shkel ligjin, nuk deklaron në dogana pikturat e tij

DOKUMENTET/ Edi Rama shkel ligjin, nuk deklaron në dogana pikturat e tij

92
0
Shares

Sekretarja e Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, ka denoncuar shkeljen e ligjit prej kryeministrit Edi Rama, i cili nuk deklaron pikturat e tij, kur hynë e del nga Shqipëria.
“Çfarë kuptimi do kishte shteti i të padrejtës, shteti i korruptuar e kriminal që ka ngritur Edi Rama, nëse ai vetë nuk do të ishte në krye të shkeljes dhe dhunimit të ligjeve dhe Kushtetutës. E ka bërë këtë në mënyrë të përsëritur për interesat e tij politike. E ka bërë dhe vazhdon ta bëjë edhe për interesin e tij privat dhe personal. Kodi Doganor, është një nga ligjet e vendit, që Edi Rama e ka shkelur këto dy vite në mënyrë të përsëritur”, u shpreh Duma.
edi rama, dokument pikturat 2Duke publikuar disa dokumente, ajo sqaroi se ato pasqyrojnë të gjitha hyrje-daljet e pikturave, por se mungonin ato të kryeministrit Rama.
“Në këto tabela që ju shihni në ekran, janë të gjithë deklarimet për pikturat që kanë kaluar kufijtë e vendit, dhe ka deklarim edhe kur ato janë kthyer. Shikojini me kujdes. Mungojnë pikturat e Edi Ramës. Edhe pse ai e ka kthyer postin kryeministror në një agjenci private ekspozitash me turizmin e tij piktoresk nga Gjermania në Kinë nga Italia në Stamboll. Por Edi Rama, nuk deklaron pikturat që nxjerr jashtë për ti shitur me etiketën e kryeministrit të Shqipërisë. Ai i fsheh, duke shkelur ligjin. Ndonëse Kodi Doganor kërkon që këto të deklarohen, Edi Rama e ka përjashtuar veten nga deklarimi. Fermeri që nuk tregon kuponin për një kile qepë në burg. Berberi që nuk pret kuponin në burg. Edi shkon e vjen në botë me pikturat e tij kryeministrore pa deklaruara asgjë, pa i hyrë ferrë në këmbë.  Ligji nuk ka forcë ndaj tij”, denoncoi Duma.
edi rama, dokument pikturat 3Ndërsa e cilësoi këtë veprim, si dëshmi e shtetit të padrejtë, Sekretarja e Marrëdhëniet me Publikun në PD, apeloi për marrjen fund të kësaj padrejtësie, paralajmëroi shkuljen e këtij shtetit, si bunkeri.
“Kjo është një tjetër dëshmi e shtetit të padrejtës. Ky është Aparteidi i Edi Ramës ku sundojnë mbi ligjin e kundër ligjit ai, Sajmja i drogës, Beqaj i tenderave, Gjiknurët e CEZ-it, Ahmetaj-ryshfetaj e një grusht Carapulësh, Papulësh e Nushësh. Dëshmi e faktit se ligji dhe ndëshkimi i ligjit janë për qytetarët, jo për kryeministrin e vendit. Kështu, Edi Rama e ka shpallur veten të paprekshëm, ashtu siç bëri edhe me imunitetin që i dha vetes në parlament duke mos lejuar hetimin për vjedhjen e shekullit, aferën CEZ, më të rëndën në historinë e vendit. Këto padrejtësi do të marrin fund. Populli është në këmbë, dhe shteti i korruptuar, i padrejtë dhe kriminal i Edi Ramës do të shkulet nga themelet njësoj si bunkeri.
Koha e maskarenjve, koha e kësaj qeveria ka mbaruar”, përfundon deklarata e Grida Dumës.
grida duma, 19 dhjetor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY