Tajlandë, shpifi për qenin e mbretit, arrestohet

Tajlandë, shpifi për qenin e mbretit, arrestohet

52
0
Shares

Thanakorn Siripaiboon, një punonjës fabrike, u arrestua në shtëpinë e tij në Bangkok javën e shkuar dhe po përballet me akuzën se ka komentuar një postim në internet, në lidhje me qenin e mbretit Bhumibol, tha avokati i tij Anon Numpa.
Pawinee Chumsri, një tjetër avokate i tij nga Avokatët e Tajlandës për të Drejtat e Njeriut, një organizatë jo-fitimprurëse, që e vizitoi atë në burg, tha se do të mundohet të zbulojë më shumë nga kjo histori.
“Në këtë rast, çfarëdolloj interpretimi ti bësh komentit, ligji sipas kushtetutës së vendit tonë, nuk e njeh shpifjen për kafshët, në këtë rast për qenin. Dhe ne nuk e dimë nëse postimi në ‘facebook’ është vetëm rreth qenit apo nëse përfshin edhe mesazhe konkrete apo foto të tij apo ndokujt tjetër nga familja mbretërore. Duhet të hetojmë se për çfarë është shkruar ai mesazh. Nëse bëhet fjalë thjesht për një koment të qenit, pavarësisht interpretimeve, arrestimi është anti-kushtetues”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY