FOTO/ Itali, ditën muratorë natën vidhnin ku punonin, shkatërrohet banda italo-shqiptare

FOTO/ Itali, ditën muratorë natën vidhnin ku punonin, shkatërrohet banda italo-shqiptare

199
0
Shares

Roland Kola

Një shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e vjedhjeve të banesave. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy italianë, që punonin me shqiptarin.
Ai është identifikuar si Roland Kola, 31 vjeç me kombësi shqiptare. Sipas hetimeve të policisë italiane, Kola, së bashku me Mateo Cedola-n dhe Enrico Gaeta-n, dy italianët e tjerë të arrestuar, punonin si muratorë në qytezën e Kuornes në Itali.
matteo cedola
Matteo Cedola

Por pasi linin punën, shqiptari dhe dy italianët ktheheshin në banesat ku punonin dhe vidhnin ç’të mundnin gjatë natës.
Banda vepronte si një e vetme dhe shqiptari përzgjidhte shtëpitë që do të vidheshin. Ata akuzohen se kanë vjedhur disa rezidenca banimi të personave të pasur.
Banda është zbuluar në sajë të hetimeve të karabinierëve italianë. Kudo që punonin shqiptari së bashku me dy italianët kishte vjedhje banesash.
enrico gaetano
Enrico Gaeta

Kjo ka ngritur dyshime të autoritetet italiane, që më pas vendosën për arrestimin e treshes. Ata përdornin gjithnjë dorashka që të mos linin shenja gishtërinjsh.
Mirëpo, në vjedhjen e fundit ata dolën zbuluar. Kola me dy italianët hynë të vidhnin shtëpinë e një të moshuare të pasur kur ajo ishte brenda.
E moshuara arriti t’i njihte dhe pse të maskuar. Policia ka sekuestruar në banesat e tre të arrestuarve 10 mijë euro dhe shumë orendi të tjera dhe sende me vlerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY