Rimbursimet, nën hetim edhe ish-drejtori i Fondit

Rimbursimet, nën hetim edhe ish-drejtori i Fondit

63
0
Shares

Astrit Beci dha dorëheqjen para pak javësh kur doli në dritë skandlai i rimbursimeve , por kjo nuk e ka shpëtuar nga hetimi.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore, Astrit Beci, dyshohet se ka urdhëruar vartësit të mos kontrollojnë shoqërinë famraceutike “Omega Farma” që është në qendër të skandali, thonë burime nga prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria do të marrë në pyetje Becin dhe vartësit e tij, për të verifikuar nëse ai ka ndërhyrë dhe penguar grupin e kontrollit.

Moskontrolli i shoqërisë “Omega Farm”, është cilësuar me shkelje ligjore edhe nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët kanë kallëzuar ish-drejtorin e përgjithshëm Beci në prokurori, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Organi i akuzës hetoi dhe zbuloi në muajin tetor skandalin e dytë me rimbursimet, duke kryer 13 arrestime, përfshi edhe zyrtarë të Fondit, për mashtrim dhe falsifikim të recetave mjekësore, me një dëm që shkon në 2,2 mln euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY