Edi Rama deklaron arsyet se pse nuk është rrezuar qeveria

Edi Rama deklaron arsyet se pse nuk është rrezuar qeveria

56
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmë se reformat janë ato që e mbajnë në këmbë qeverinë e tij, gjatë një fjalimi në pritjen e fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri

Ai theksoi se qeveria e tij do të vijojë reformat edhe në vitin 2016. “Jemi munduar të mësojmë sa më shumë nga eksperienca e qeverive të mëparshme dhe një ndër gjërat që kemi mësuar është se oportunizmi politik dhe manovrat taktike për të shtyrë zgjidhjen e problemit te legjislatura tjetër, nuk sjellin asnjë përfitim afatgjatë, përkundrazi, krijojnë dhe ushqejnë premisat për mosfunksionim të shtetit dhe për nënshtrimin e institucioneve ndaj koniunkturave politike të momentit. Ne kemi ardhur në qeveri për të bërë reforma dhe do të qëndrojmë në qeveri duke bërë reforma”, theksoi Kryeministri.

Në vijim ai tha se korrupsioni mbetet një problem serioz, por, nga ana tjetër, Rama tha se besoj se në këto dy vjet është hera e parë që qeveria e vendit tonë i qaset kësaj sëmundjeje sistemike me recetën e ilaçet e duhura.

Kryeministri tha se viti 2016 do t’i përkushtohet reformës në drejtësi. “Jemi krejt të qartë e të kthjellët, se reforma në drejtësi mbetet një parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. 90% e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi. Mbi 80% janë ata që pohojnë me plot gojën se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërkohë që këtu në sallë jemi 100% dakord që në Shqipëri as drejtësi nuk ka dhe, nga ana tjetër, korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë. Prandaj jam dhe besoj jemi të gjithë të vetëdijshëm, se pa i çuar rrathët e tërmetit të reformave nën këmbët e sistemit të drejtësisë, nuk do të garantojmë dot, themelet e ngrehinës moderne të shtetit demokratik që po përpiqemi dita-ditës të ndërtojmë, të cilat pa këtë reformë do të mbeteshin kështjella rëre që dallga e parë e rrëmbyer, i kthen në hiç”, theksoi Kryeministri në fjalimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY