Ndryshimet në patenta, ja projekti i udhëzimit të ri

Ndryshimet në patenta, ja projekti i udhëzimit të ri

315
0
Shares

Ministria e Transporteve është duke përgatitur udhëzimin për zbatimin e ndryshimeve në patentat.

Nikolin Bërxhiku, specialist në drejtorinë e Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në këtë ministri, ka shjeguar sot per gazetën Panorama dokumentacionin që nevojitet, kategoritë e reja që janë shtuar në lejet e drejtimit dhe mosha e shoferëve të rinj. Bërxhiku shpjegon se nuk ka zhvlerësim të patentave aktuale, ato do të rinovohen pas përfundimit të afatit të përdorimit.

Ai thotë se me patentën e re, që përmban elementë të rinj, do të pajisen të gjithë ata persona, që aplikojnë për herë të parë për lejen e drejtimit dhe ata drejtues, që duhet të rinovojnë patentën pas përfundimit të afatit të përdorimit. Plotësimi i dokumentacionit mbetet i njëjtë për ata persona që do të pajisen për herë të parë me patentë. Kandidati duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit dhe dokumentin që vërteton kryerjen e kursit të njohurive teorike nga autoshkollat. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor, kandidatët testohen për njohuritë teorike. Nëse fitohet testi për kontrollin e njohurive teorike, ai pajiset me autorizimin e ushtrimit të drejtimit të mjetit për kategorinë që ka kërkuar. Për rastet kur nuk fitohet testi i njohurive teorike, kandidati vazhdon përgatitjen teorike dhe futet në testim jo më parë se 5 ditë nga dita e provës së pafituar. Pas kësaj, sektori përkatës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor merr në provë kandidatin për verifikimin e aftësive të tij drejtuese. Nëse kandidati fiton provën dhe dokumentacioni i tij është i plotë, atëherë ai pajiset me leje drejtimi. Tarifat nuk do të ndryshojnë, si për testin e teorisë, atë të praktikës në autoshkolla dhe për marrjen e lejes të drejtimit.

Eksperti i ministrisë shpjegon se kërkesat mjekësore nuk kanë ndryshuar por theksoj kategoritë e personave që nuk pajisen me leje drejtimi.

Leja e drejtimit nuk i lëshohet apo rinovohet një kandidati të prekur nga çrregullime të rënda të ritmit të zemrës, ai që vuan nga krizat e epilepsisë, shqetësimet psikike, apo ai drejtuese që nuk mund të ndajë drejtimin e mjetit nga konsumi i alkoolit, apo ata persona që janë të varur nga droga apo nga substancat psikotrope.

Tek kriteret e reja të patentës dhe personat që mund të pajisen me të janë shtuar edhe makinat që mund të përdorin 16 vjecarët të cilët pajsien me patentën e tipit AM.

patenta dokumenta

Dokumentat dhe kategorite e patentave

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY