VIDEO/Ja mbreti i hashashit, i paprekshëm nga autoritetet

VIDEO/Ja mbreti i hashashit, i paprekshëm nga autoritetet

65
0
Shares

Pak ditë më parë BBC ka publikuar një dokumentar të shkurtër, i cili flet për mbretin e hashashit në Liban, vend ky që njihet në gjithë botën për shitjen e hashashit dhe qarkullimin e milionave.
Gazetari i BBC, Benjamin Sand ka shkuar dhe ka vizituar mbretin e hashashit në luginën Beqaa, aty ku ndodhen edhe depot e tij të mbushura të gjitha me hashash dhe armë.
Në një intervistë me gazetarin, Ali Sahmsi tregon se në këtë zonë të gjithë bëjnë para me hashashin, ndërsa përsa i përket policisë, ata shprehen se policia nuk është dukur për shkak të luftës në Siri.
Sot në këtë Luginë, e cila konsiderohet të jetë më e rrezikshmja në Siri, ku ligji nuk njeh zbatim, të mëdhenjtë e drogës janë bërë të paprekshëm.
Ndërsa, gazetari e pyet se si e bashkon në këtë mënyrë hashashin, kur ai është illegal në Liban, Sahmsi thotë se edhe vetë politikanët e këtij vendi janë ilegalë.
Politikanë tanë janë ilegal. E kanë marrë pushtetin me forcë. Ata janë ilegal, ne jemi ilegal. Ashtu sikur Evropa dhe SHBA-të po eksportojnë terrorizmin tek ne, edhe ne gjithashtu u shesim drogë ” ka thënë Sahmsa.
Sahmsi thotë për gazetarin e BBC se ai dhe banorët e tjerë kurrë nuk kanë mbjellur më parë hashash dhe këtë e filluan që me fillimin e luftës dhe tregon se arrin të fitojë deri në 1 milion dollarë në vit.
Sahmsi thotë se hashashi i zonës së tij është më i miri në botë. Ai është i dënuar për vdekje ndërsa shton se edhe pse është i dënuar me vdekje për shkak të vrasjeve të kryera, ai do e bënte përsëri nëse dikush do ta meritonte. JOQ

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY