Rrëfimi i 47 vjecarit: Më morën gruan e pasurinë, të më zhvishnin...

Rrëfimi i 47 vjecarit: Më morën gruan e pasurinë, të më zhvishnin më mirë!

68
0
Shares

I tradhtuar nga kunetërit, vëllezërit e gruas, të cilët me anë të mashtrimit arritën t’i zhvatnin 40 milionë lekë, një 47-vjeçar nga Kruja ka vendosur të tregojë gjithë dramën e jetës së tij, të keqen që i erdhi, nga ata që nuk e priste.
Urim Mjeshtri ka rrëfyer sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 të gjitha peripecitë që ka kaluar pas mashtrimit të kunetërve, Ali dhe Artan Dermexhiu, që sipas Urimit, arritën kulmin, kur i morën gruan, motrën e tyre.
I gjendur përballë këtij fakti, babai i dy vajzave nuk ka forcë të ndryshojë asgjë, por ka shpresë së bashkëshortja e tij do ta dëgjojë thirrjen e dëshpëruar që vjen live nga emisioni “Me Zemër të hapur”.
“Vëllezërit e tu cfarë nuk më kanë bërë, tani ka ngelur vetëm të më zhveshin lakuriq”, – i thotë ai gruas në përpjekje që ajo të thyejë vullnetin e vëllezërve, dhe të kthehet tek njeriu me të cilin u martua para 20 vitesh, martesa nga e cila kanë ardhur në jetë edhe dy vajza.

Sa kohë keni i martuar?
Urim Mjeshtri: Kam mbi 20 vite

Si e keni njohur?
Urim Mjeshtri: Me shkuesi, qëndruam edhe 1 vit fejesë

Marrëdhëniet si i ke pasur gjatë kësaj kohe?
Urim Mjeshtri: Shumë mirë edhe me të edhe me familjen

Kur nisën problemet?
Urim Mjeshtri: Në 1997 këta më morën paratë mua dhe i futën në firmat piramidale. Aty nisi konflikti se i thonë 40 milionë.

Po gruan pse ta morën?
Urim Mjeshtri: Po ajo ishte e sëmurë, unë e kisha pranuar, po për shkak se duhet të punoja ikja në Greqi dhe kthehesha prapë. Ata me sa duket ja mbushën mendjen e morën me vete. Tani s’ka mbetur gjë tjetër veçse të më zhveshin lakuriq.

Ti e ke dhunuar ndonjëherë gruan?
Urim Mjeshtri: Jo, jo në asnjë mënyrë, as vajzat as gruan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY