Llalla: Veprime të nxituara për reformën në Drejtësi

Llalla: Veprime të nxituara për reformën në Drejtësi

61
0
Shares

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shprehur rezervat e tij lidhur me reformën në drejtësi, ku ka shprehur edhe pakënaqësinë për mungesën e procesit të konsultimit.

“Po merren veprime të nxituara. Ka munguar procesi i konsultimit”, është shprehur Llalla.

Në takimin konsultativ me krerët e prokurorive të rretheve, dhe ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, Llalla tha se ka elementë problematikë brenda organit të akuzës, por që “prokuroria ka kapacitet për t’i luftuar”.

Ministri Manjani është shprehur gjatë takimit se është e nevojshme që të përshpejtohet akti i ekspertimit, ndërsa kërkoi një forcim të rolit të prokurorit.

Takimi konsultativ u mbajt në kuadër të reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Prokurorët, ashtu si dhe gjyqtarët, janë sulmuar shpesh për korrupsion. /Top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY