Vrasja e dyfishtë në Durrës, 33 plumba mbi viktimat që sapo kishin...

Vrasja e dyfishtë në Durrës, 33 plumba mbi viktimat që sapo kishin pirë kafetë

74
0
Shares

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht sot, në lidhe me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku rreth orës 20:45, në lagjen Nr. 3, Rruga”Egnatia”, u vranë me armë zjarri dy shtetas.
Policia bënë të ditur se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, po punojnë intensivisht për identifikimin  dhe kapjen e autorëve.
Sipas policisë, në drejtim të automjetit tip BMW X5, me targa AA 292 IH, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik, ku kanë gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi dhe pasagjeri,  konkretisht, Ervin Kodra 33 vjeç, banues në Durrës dhe Endri Çaushaj 25 vjeç, banues në Vlorë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se dy viktimat kanë qenë duke pirë kafe në një lokal dhe sapo kanë hipur në automjetin tip Fuoristradë, me drejtues dhe në pronësi të viktimës Ervin Kodra, janë qëlluar me armë zjarri kundrejt tyre.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale,  33 copë gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe mjeti tip BMW me targa AA 292 IH.
Për policinë e Durrësit, Ervin Kodra ka qenë person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e  krimeve kundër personit dhe në trafikun e drogës.
Pas ngjarjes, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, janë shoqëruar 46 persona dhe vazhdon puna për zbardhjen e motiveve dhe dokumentimin e plotë ngjarjes.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet  79/dh dhe 278/5 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY