Krujë, arrestohet kryeroja hajdut

Krujë, arrestohet kryeroja hajdut

62
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, bënë të mundur ndalimin e  shtetasit në kërkim, Agron Qira 44 vjeç, banues në Krujë.
Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Nr. 338, datë 26. 11. 2015, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale të “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe ”Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenet 135,25 dhe 284/1 të Kodit Penal.
Të njëjta burime saktësojnë se, ky person me detyrë, përgjegjës i rojeve të natës, firma private security “Firdeus”, ka vjedhur në mënyrë periodike karburant në serbatorët e mjeteve të firmës greke “Tsokannis”, brenda fabrikës së çimentos “Titan Antea”.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Agron Qira iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 700 litra  naftë me vlerë dëmi rreth 130 000 lekë; një sasi çimento dhe; bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY