Devoll, policia dy standarde për vjedhësit e energjisë, tjetër trajtim për Vali...

Devoll, policia dy standarde për vjedhësit e energjisë, tjetër trajtim për Vali Nallbatin, tjetër për qytetarët e thjeshtë

176
0
Shares

Vali Nallbati

Polica e Devollit ka bërë të ditur se është proceduar në gjendje të lirë, kreu lokal i Partisë Socialiste, Vali Nallbati. Mësohet se Nallbati kishte lidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike në hotelin që kishte në pronësi.
Përveç drejtimit të PS-së në Bilisht, Vali Nallbati kryen gjithashtu detyrën e drejtorit të Shëndetit Publik në Devoll.
Vali nallbani u bë “personazh” në seancën e stome të Kuvendit, nga ku, në fjalën e tij, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, lexoi një rast denoncimi nga një qytetar i Korçës për të vërtetuar dy standardet që ka qeveria për arrestimin e atyre që vjedhin energji elektrike. Ky rast që Berisha denoncoi në Kuvend, vjen nga Bilishti.
“Një mesazh më ka ardhur nga Bilishti. Më shkruajnë: Valendtin Nallbati u kap duke vjedhur energjinë elektrike për biznesin e tij. Në po atë ditë u arrestua një qytetar për vjedhje të energjisë për shtëpinë e tij. Të nesërmen, Nallbati u lirua nga burgu, ndërsa qytetari vijon të mbetet brenda. Këto janë dy standardet e ndryshme që keni ju. Mbroni biznesmenët që vjedhin dhe arrestoni qytetarët e vuajtur që duan energji”, tha Berisha.
As më shumë e as më pak, këtë ka konfirmuar edhe polica lokale, e cila “i kursen” burgosjen kryesocialistit vendor, por jo qytetarëve të thjeshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY