“Tani hiqi brekët…”, vargjet e “Vrimës” që mori cmim të parë

“Tani hiqi brekët…”, vargjet e “Vrimës” që mori cmim të parë

228
0
Shares

Botimi me poezi erotike me titullin provokues “ Vrima” i shkrimtares Rita Petro ka ngjallur debat në Tiarnë ndërkohë që opinioni është i ndarë lidhur me atë nëse vargjet janë vec panoramë seksi apo brenda tyre plas cipa e mocme e moralit.

Libri ka një vit që shtë botuar por fakti se mori çmimin kombëtar të bibliofilisë “Lumo Skëndo” shkaktoi përplasje.

Një poet, Ilir Paja e komenton kështu poezinë e Rita Petros. “Me mendimin se pozia është së pari ngacmim, pra diçka më shumë se një Muzë nudoje, kuptojmë se është një njollë mëkati mbi fletë të bardhë. Këtë ka mbërritur dhe poetja e vëllimit intrigues, provokues, por hyjnore nga e vërteta, Rita Petro. Në vargun antologjik si një figurë e ngritur në koncept logjik: Energji, orgazmë që vjen nga Zoti…”

Ministrja e Kulturës thotë për të se është “Botim elegant që harmonizon konçeptualen e imazhit dhe artin e poezisë me provokimin estetik duke pasuruar shijen bibliografike të leximit.”

Veta autorja Rita Petro thotë “Ka disa njerez madje ne media qe i frikeson fjala PENIS dhe VAGINE..mua JO…bota e moderuar e kultures, ka qindra vjet qe lufton per te pastruar mendjet dhe trupat e frustruar nga pervesiteti mendor”.

Disa nga vargjet që po shqyejnë bisedat janë si më poshtë:

“Kush je ti?
MASHKULLI yt.
Çfarë është ky këtu?
Penisi. Preke me dorë.
Uau… Sa i madh po bëhet?! Lëviz si me magji?!
Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve…
Kjo është…? Lulja ime.
Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite: Vagina!
Uau… Vagina ime
Tani mësoje mirë: Kur ky imi futet këtu, ky quhet seks.”

Ne foto ne vijim Rita Petro dhe Rita Petro ne nje takim me nxenes te gjimnazit Sami Frasheri ne Tirane

rita petro me nxenes te gjimnaz

rita petro

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY