Enigmë edhe vrasja e Landit të Mirasit

Enigmë edhe vrasja e Landit të Mirasit

95
0
Shares

Për vrasjen e të “fortit të Mirasit” janë 25 të shoqëruar, por asnjë i dyshuar konkret për policinë.

Edhe pse janë 1 milionë lekë në dispozicion të informatorit rreth vrasësit të Landit të Mirasit end enuk ka asnjë të dhënë rreth arsyeve të vrasjes së tij një ditë më parë.

Një ditë pas zbulimit të trupit të vrarë të 37-vjeçarit nga Devolli, Jani Kollçinaku, të paktën 25 persona janë ndaluar me dyshimin se kanë dijeni për rrethanat e vrasjes së të fortit të Mirasit, një fshat i Korcës.

Sipas të dhënave nga burime brenda grupit hetimor, pista kryesore është përqendruar tek aktiviteti kriminal i viktimës lidhur me pazare droge, por pavarësisht informacioneve të ndryshme, nuk ka një të dhënë të saktë, verifikimi i së cilës do ta çonte policinë drejt autorëve.

Pak vite më parë, ai kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar me 6 vjet për trafik droge, por sërish i ishte rikthyer këtij aktiviteti.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e së shtunës buzë rrugës nacionale Bilisht- Korçë. Nga verifikimi i ekspertëve mbi trupin e viktimës rezultoi se ai ishte qëlluar me një plumb në kokë, pas goditjeve me levë hekuri. Ka qenë pikërisht arma e zjarrit që i shkaktoi vdekjen 37-vjeçarit, shkruan panorama.

Ekzekutimi, sipas Policisë, është kryer në një tjetër vend për t’u transportuar më pas me makinë deri në vendin e hedhjes në anë te rrugës në afërsi të fshatit Zëmblak.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY