Ballsh banorët në protestë, punonjësit e rafinerisë 5 muaj pa paga

Ballsh banorët në protestë, punonjësit e rafinerisë 5 muaj pa paga

63
0
Shares

Një protestë masive është zhvilluar sot edhe në qytetin e Ballshit. Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë ngritur sot në një protestë, për shkak se prej muajsh nuk kanë marrë rrogat.

Protesta e 780 punonjësve u mbështet edhe nga qytetarët. Ata nisën marshimin nga uzina dhe u ndalën para bashkisë së Ballshit, ku me pankarta në duar kanë përsëritur thirrjet “Duam paratë tona”. Ata nuk janë paguar që nga muaji korrik 2015. Ndër të tjera ata i kanë bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund situatës ku ndodhen.

“Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës duhet të punojë, ne duhet të jetojmë duhet të punojë, ne duhet të jetojmë”,- shtojnë punonjësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY