Në një kohë kur kunati akuzoi live vëllezërit e gruas se tij se ata ia morën forcërisht, bashkë me një shumë të madhe lekësh, një tjetër version vjen për ngjarjen.
Pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’ në një lidhje telefonike, është bërë Artan Dermexhiu, (vëllai i gruas së tij), akuzoi kunatin e tij, Urim Mjeshtrin se ky i fundit mashtronte për gjithçka. Ndër të tjera ai akuzoi burrin e motrës së ai dhunonte gruan dhe dy vajzat e tyre prej vitesh, dhunë, e cila solli dhe nisjen e procesit e divorcit.
Po ashtu, Artani hodhi poshtë të gjitha akuzat e kunatit të tij se ai bashkë me vëllezërit i kanë marrë 40 milionë lekë të vjetra. ‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e plotë të Artan Dermexhiut.
INTERVISTA
Kunati ju akuzon se i keni marrë me forcë gruan, si qëndron e vërteta?
Urimi ka përdorur dhunë. I kemi të gjitha dokumentet. Ai ka përdorur dhunë dhe në shtëpi. Motra është tek unë ka 7 muaj. Motra dhe mbesat e mia dhunoheshin. Në drejtorinë e Policisë Krujë para 4-5 vitesh ne ishim atje sepse ky e dhunoi dhe trupin ia nxiu. Dhunë e dajak. Prej Kruje na dërgojnë në Durrës, atje morëm letrat. Ne policia na tha se: ‘Ky tip duhet të jetë brenda’. Por ne nuk na interesonte që ai të futej në burg.
I keni marrë borxh?
Ne Urimin e kemi marrë nga fshati, dhe e kemi sjell në Krujë. E kemi marrë veç me opinga në këmbë. Por e kemi ndihmuar për motrën dhe dy fëmijët e saj. E kemi ndihmuar shumë. Nuk i kemi para borxh. Nuk bëhet fjalë.
Si e ka mbajtur familje Urimi?
Shkonte punonte disa muaj në Greqi, vinte në Krujë dhe kalonte tek njerëzit e vet. Dhe për ambientin e fëmijës së vet ishte i papërshtatshme.
Ka qenë dëshira e motrës suaj që të vinte të jetonte me ju?
Dëshira jonë ka qenë edhe më parë, por kam jetuar me prindërit. Ata nuk donin që të ndahej motra. Pas vdekjes së tyre e motrën. Ajo erdhi me dëshirë, pasi ai nuk dinte asgjë tjetër përveç dhunës.
Cila është marrëdhënia e motrës suaj në këto 7 muaj me Urimin?
S’kemi asnjë lloj marrëdhënie. Është shkëputur 100 përqind nga urimi. Dhe në telefonata që ka bërë Urimi dhe unë i kam thënë s’ke të drejtë të bësh telefonata pasi jeni në proces gjyqësor.
Është kryer seanca e parë e pajtimit?
Po janë kryer, dhe e dyta.
Ça kanë dëshmuar palët?
Motra nuk pranon që të jetojë më me të. Ne seancat e fundit motra nuk pranon kategorisht.
Ju mohoni se motra juaj po mbahet me forcë nga ana juaj?
Në asnjë mënyrë jo. Nuk kam të drejtë ta bëj unë këtë gjë. Motra ka jetën e vet. Motra tha se ka qenë e dhunuar.
Para borxh nuk i keni?
Nuk bëhet fjalë. Unë e kam mbajtur dhe me para, s’kam nevojë për lekët e tij.
Jeni i gatshëm që të motra të bashkohet me burrin apo jo?
Ne duam, se kemi problem. Të bashkohen bashkë dhe me fëmijët. Por nuk do motra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/