Vrasja e dyfishtë në Durrës, zbulohen detaje për autorët dhe viktimat

Vrasja e dyfishtë në Durrës, zbulohen detaje për autorët dhe viktimat

68
0
Shares

Atentati në Durrësi ishte porositur nga krerët e një grupi kriminal që vepron në Durrës dhe në Tirane dhe autoret janë vrasës me pagesë. Është kjo pista më e fundit e hetimit për ekzekutimin në publik të dy të rinjve. Ervin Kodra mendohet objekti i ekzekutimit, kurse për 25 vjeçarin vlonjat po hetohen lidhjet e dajës se tij, tregtar në Tiranë. Është verifikuar se takimet midis dy të rinjve kohët e fundit ishin shumë të shpeshta.
Pa precedentë penale Endri Caushaj vazhdonte masterin në kryeqytet dhe këtë të diel ai do të kryente ceremoninë e fejesës në Vlorë.
Mos korrektësia në një pazar droge duket se është shkaku u ngjarjes, megjithatë hetuesit po orientohen edhe në disa ngjarje të kaluara me pasoja vrasje, kur Kodra ka qenë dëshmitar apo bashkëpunëtor. Edhe pse lëvizjet e autorëve janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së bizneseve apo godinave shtetërore të vendosura pranë zonës ku ndodhi ngjarja, imazhet e marra nuk janë të qarta dhe kjo e ka penguar policinë në identifikimin e autoreve apo të makinës me të cilën ata janë larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY