DENONCIM & DOKUMENTE/ Rama për dy javë, 60 miliardë lekë “dhuratë” klientëve...

DENONCIM & DOKUMENTE/ Rama për dy javë, 60 miliardë lekë “dhuratë” klientëve të tij

358
0
Shares

PD ka vijuar denoncimin sot me tenderat, që sipas saj, Edi Rama vazhdon tu japë klientëve të vetë.
Në emër të PD-së, me emra e dokumente, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, koordinatorja Ina Zhupa, denoncoi abuzimin prej rreth 60 miliardë lekë (të vjetra), të përfituara me tendera, prej klientëve të kryeministrit.
“Në dy javët e fundit, skema e Edi Ramës e ndarjes së parave me miqtë dhe donatorët e tij ka qenë në funksion me kapacitet të plotë.
Siç tregon buletini i prokurimeve;
Ilir Beqa me firmën e tij Intech plus, ka marrë tendera të tjerë, me vlerë 1 miliardë e 640 milionë lekë.
Në një prej tenderave në Ministrinë e jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqës ka qenë ofertues i vetëm dhe ka marrë qindarkë me qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.
spitali durresVazhdon Vilma Nushi me firmën e saj Trimed, duke marrë këto dy javë 710 milionë lekë nga Beqa dhe nga spitalet e vendit. Kryesisht, para të marrë me negociim, pa shpallje.
sadri abaziGodet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke future në dorë 1 miliardë e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.
omega farmaOmega Farma, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqa.
Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliardë e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqës.
agron papuliNdërtuesi i Ramës, Papuli ka marrë edhe ai një pako këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë.
Shihni pra të nderuar qytetarë se çfarë bëhet me paratë tuaja.
ina zhupaAto janë që në fillim të destinuara të ndahen mes Ramës e miqve të tij, mes Beqës e klientëve të tij.
Ky shtet i korruptuar duhet ndalur. Ky është viti i fundit i kësaj hajdutërie që po pasuron Ramën e 40 hajdutët e tij, e po varfëron deri në frymën e fundit popullin.
Koha është tani. Korrupsionin do ta ndalim ne të bashkuar, në rrugë në sheshe, derisa ta dëbojmë klikën që vjedh e zhvat paratë e pasuritë e shqiptarëve”, denoncoi Ina Zhupa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY