Qeveria, marrëveshje të dyshimtë për koncesionin e Rinasit

Qeveria, marrëveshje të dyshimtë për koncesionin e Rinasit

52
0
Shares

Mësohet se Qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me kompaninë koncesionare të Rinasit megjithatë ka mjaft paqartësi rreth saj.

Lajmin e ka dhënë Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sipas vizion plus i cili tha se kompania e cila menaxhon Aeroportin e Rinasit do të vijojë të ushtrojë të drejtën e saj, por tashmë Shqipërisë i lind e drejta që të nisë ndërtimin e aeroporteve të reja.

Varianti fillestar i negociatave ishte zgjatja në kohë e kontratës me konçesionarin, por në fund u arrit marrëveshja që fitimi i munguar i kompanisë si pasojë e rishikimit të kontratës të rimbursohet nga qeveria.

Marrëveshja sipas ministrit lejon ndërtimin e aeroporteve të reja ndërkohë nuk flet lidhur mer aeroportet që tashmë janë të ndërtuara.

Po ashtu një marrëveshje ku qeveria merr përsipër koston e marrëveshjes e vetme nuk ngjan aq shumë si marrëveshje se sa transaksion krej pa leverdi për qeverinë.

Negociatat kanë nisur që para dy vitesh në përpjekje për të hequr ekskluzivitetin e fluturimeve ajrore.

Burimet bëjnë të ditur se kontrata mes qeverisë dhe Tirana Internacional Airport është depozituar në kryeministri, dhe pas miratimit aty do të ndryshojë me votat e parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY