MENYRA/Prefekti i Lezhës, dyshime të forta se vodhi në bashkëpunim

MENYRA/Prefekti i Lezhës, dyshime të forta se vodhi në bashkëpunim

53
0
Shares

Prefekti i Lezhës Altin Jaku, që momentalisht është i dyshuari kryesor për vjedhjen e gati 300 milionë lekëve të vjetra nga një bankë e nivelit të dytë, pritet që në ditët në vijim të thirret nga ana prokurorisë së këtij qyteti për tu marrë në pyetje. Një detyrat e prokurorisë së Lezhës është dhe kryerja e disa aktekspertimeve grafike, të firmave të hedhura mbi çertifikatat e depozitave bankare, pasi ka dyshime të arsyeshme se ato janë falsifikuar nga prefekti Altin Jaku, që dikur ka punuar si drejtor i filialit të bankës, ku është bërë vjedhja e lekëve.

Në këtë skemë vjedhje mund të jenë implikuar dhe personana të tjerë, ku nuk përjashtohen dhe dy të dëmtuarit Gjergj Kola dhe Altin Baruti, pasi sipas akuzës ata kanë pasur njohje me prefektin Jaku, dhe për pasojë kanë bashkëpunuar me qëllim nxjerrjen e lekëve jashtë bankës dhe më pas kërkimin e shumave financiare sërisht tek banka, ku paratë ishin denoncuar.

Prefekti i Lezhës Altin Jaku gjatë kohës kur ka shërbyer si drejtor banke zakonisht ka pasur marrëdhënie shoqërore ose familjare me klientët. Ai i ftonte ata që të depozitonin kursimet e tyre pranë bankës, dhe pastaj me pëlqimin e tyre, ose duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, autorizon veprime për nxjerrjen e këtyre shumave jashtë bankës.

Në pretendimet që banka ngre në prokurori shprehet se: ”…është e qartë se vepra penale nga Altin Jaku është konsumuar me dashje të drejtpërdrejtë në bazë të një mekanizmi të mirë menduar dhe të aplikuar në disa raste. Edhe në rastin e dytë ashtu si në të parin, ku janë dëmtuar shtetasit Altin Baruti dhe Gjergj Kola ka vend të dyshohet se vepra penale është konsumuar në bashkëpunim, por ky fakt do të evidentohet pas kryerjes së akt-ekspertimit grafik, me anë të të cilit do të verifikohet autenticiteti i nënshkrimit të klientëve….”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY