Basha: “I sëmuri Tiranës” venerim për eterit e tij xhelatë e persekutorë

Basha: “I sëmuri Tiranës” venerim për eterit e tij xhelatë e persekutorë

60
0
Shares

“Venerim për eterit e tij xhelatë e persekutorë”, e ka cilësuar kreu i PD-së Lulzim Basha, paralelizmin e kryeministrit Edi Rama nga Jeruzalemi, midis Muzeut të Holokaustit dhe bunkerit të djegur në Tiranë.
“As toka e shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman ‘të sëmurit të Tiranës’ siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj. Krahason të pakrahasueshmen. Imagjino se çdo ti bënin Izraelitet, apo çdo komb i qytetëruar një kryeministër që pa pyetur as për ligj, as për plan urban e as për qytetarët e vet, do të guxonte të rindërtonte furrat e Aushvicit në zemër të kryeqytetit. Të jete kaq idiot e të mos e kuptojë??? Nuk ma merr mendja. Është venerimi që ka për eterit e tij xhelatë e persekutorë”, shkruan Basha në një postim të tijin në “Facebook”.
Më herët, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruante pas vizitës në muzeun e Holokaustit se, “Çfarë mësimi i paçmuar për çdo individ dhe popull për mënyrën se si duhet të mbajë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhet të përsëriten kurrë!”.
rmfk“Dje në Muzeun e Holokaustit, një eksperiencë rrëqethëse përballjeje me pamjet, faktet, shifrat e tmerrshme të tragjedisë së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çfarë mësimi i paçmuar për çdo individ dhe popull për mënyrën se si duhet të mbajë gjallë kujtesën e vuajtjeve që nuk duhet të përsëriten kurrë! (E pashmangshme të mos vajtosh nivelin mizerabël të kuptimit për rëndësinë e të shkuarës në vendin tonë, ku verbëria e injorancës ushqen debate e nxit përplasje idiotike kundër muzealizimit të së shkuarës… Të shohësh flamurët origjinalë hitleriane dhe vetë kasapin e popullit hebre që shfaqet i gjallë, sot e gjithë ditën përmes ekraneve të Muzeut të Holokaustit, dhe të mendosh se ç’bëjnë të verbrit në mexhelisin e politikës shqiptare kundër shëmbëlltyrës së një bunkeri si hyrje e muzeut të persekutimeve e torturave të Sigurimit të Shtetit, është për të vënë duart në kokë nga trishtimi e zemërimi bashkë!)”, është postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY