EMRI/ Vlorë, arrestohet pronari i stanit për 1.7 ton drogë

EMRI/ Vlorë, arrestohet pronari i stanit për 1.7 ton drogë

50
0
Shares

Policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar në lidhje me drogën e sekuestruar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Patriot Belulaj, dyshohet si një nga poseduesit e 1.7 ton kanabis sativa të gjetura në gjirin e Karaburunit.  Sipas policisë, 56-vjeçari Belulaj është pronar i një stani në afërsi të vendit ku u gjet droga.
Dje, rreth orës 12:00, mbi bazë të informacioneve të marra më parë, u bë i mundur që në bashkëpunim të DVP Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Finanza, të kapen rreth 96 pako me drogë në zonën e Gjirit të Bristanit në Karaburun. Policia bëri me dije se më vonë u kapën edhe 8 pako të tjera.
Operacioni policor i përbashkët për kapjen e lëndës narkotike ka filluar pardje por për shkak të terrenit të vështirë dhe kohës me reshje është finalizuar dje. Sasia e drogës së sekuestruar ishte rreth 1.75 ton lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu po vazhdon kontrolli i territorit në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar për kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunues me Belulajn të trafikimit të lëndës narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY