VIDEO/ Vajza u kërkon të mos ndotin shtëpinë gjatë bastisjes, polici...

VIDEO/ Vajza u kërkon të mos ndotin shtëpinë gjatë bastisjes, polici e qëllon me armë

76
0
Shares

Mediat turke kanë zbuluar një incident të rëndë të forcave të policisë gjatë një operacioni antiterror në një shtëpi në Stamboll.
Një vajzë e re, vetëm 25-vjeç është qëlluar me armë nga policia në banesë, pasi kjo e fundit u ka kërkuar të veshin mbulesa plastike sipër këpucëve  për të mos ndotur shtëpinë.
Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur me 18 tetor të këtij viti, por është bërë  e njohur vetëm këtë të diel (20 dhjetor 2015) nga gazeta “Hyrriet” e cila publikoi videon e operacionit.
Në video shfaqen policët e armatosur  në banesë, ndërsa dëgjohet debati mes 25-vjeçare Dilek Dogan dhe policëve dhe pastaj e shtëna e armës.
Ky skandal pason më pas me ulërimat e anëtarëve të tjerë të familjes që lëshohen mbi policët, ndërsa e ëma e vajzës që i gjuan me këpucë.
Dilek Dogan u plagos rëndë. Ajo u dërgua në spitalin e qytetit dhe vdiq vetëm një javë më vonë nga plagët, mbrëmjen e 25 tetorit.
Sipas gazetës turke, Departamenti antiterror kishte bastisur shtëpinë pas informacioneve që kishte se aty ishte strehuar një i dyshuar si anëtar i Partisë Çlirimtare të Popullit Revolucionar.
Ndërkohë autoritetet turke në prononcimet mbi ngjarjen kanë deklaruar se viktima ka tentuar ti rrëmbejë armën policit.
Skuadra  antiterror  në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga familja e viktimës, por ky pretendim është përgënjeshtruar nga babai i 25-vjeçares Dilek.
“Policia hyri në shtëpi me  këpucët e tyre. Vajza ime u tha atyre të vënë mbulesa në këpucë që të mos ndotin shtëpinë. Kam dëgjuar një të shtënë dhe e pashë atë të shtrirë në dysheme. Ata ishte katër burra. Refuzuan të vënë mbulesat plastike  dhe njëri  prej tyre, e qëlloi atë, “tha nëna e Dilek, Ajsel.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Stambollit ka udhëzuar kryerjen e  një hetimi të brendshëm  lidhur me shkakun e vrasjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY