Batutat e Agim Baçit dhe Alban Balës për çmimin e “Vrima”-s

Batutat e Agim Baçit dhe Alban Balës për çmimin e “Vrima”-s

125
0
Shares

Libri me poezi “Vrima” i poetes Rita Petro, i vlerësuar me çmimin “Lumo Skëndo” nga Biblioteka Kombëtare, është shndërruar në objekt debati në dy ditët e fundit. Gazetari Blendi Fevziu, kishte zgjedhor sonte që emisionin “opinion” t’ia kushtonte këtij debati.
Në studion e emisionit nuk kanë munguar edhe batutat.
Agim Baçi, një kritik letrar, deklaroi se, “Përveçse një guide seksuale nuk shikoj ndonjë gjë. Them të drejtën kur merr këtë libër, të bien pantallonat. Është një ndihmesë për ata që ti bien me dorë sa më shpejt. Madje po ju them se u interesova sot, kush e ka blerë më shumë, dhe më doli që e kanë blerë gjimnazistët”.
Duke lexuar më pas vargjet
“E ke parë demin
Kur ia ngul nga mbrapa lopës
Hajde ngjeshu pas luleve të mia
Tani nxirre dhe fute në gojë
Thithe
Jo aq shumë”….

Agim Baçi u shpreh duke ironizuar se, “Unë jam rritur në fshat dhe nuk ishte e nevojshme të lexoja ëkto vargje për të mësuar si  ‘ia punon’ demi lopës”.
Edhe poeti Alban Bala, ka lënë “firmën” e tij me një batutë.
“Çmimi për ’Vrima’-n  është një vendim politik për të mbushur gropën e keqqeverisjes. Ky libër është prurje artistike dhe estetike jashtëzakonisht e dobët”, u shpreh Bala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY