Patriarkana e Jeruzalemit dekoron Ramën pas një leksioni për kryepeshkopin Anastas

Patriarkana e Jeruzalemit dekoron Ramën pas një leksioni për kryepeshkopin Anastas

107
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është dekoruar dje nga Patriarkana e Jeruzalemit me Urdhrin e Kryqit të Lartë të Kalorësit të Varrit të Shenjtë.

Në fjalën e tij Fortlumturia e Tij, Theophilos III, Patriarku i Jeruzalemit tha se kishte qënë në Shqipëri më 2012 ndërkohë që foli me superlativa për kryepeshkopin Anastas Janullatos.

“Ne krenohemi për marrëdhënien tonë të ngushtë me Kishën Ortodokse të Shqipërisë dhe vëllain tonë, Kryepiskopi Anastas. Kisha Ortodokse është duke luajtur një rol jetik në promovimin e shoqërisë multi-kulturore dhe multi-fetare të vendit tuaj, dhe Kryepiskopi Anastas është thellësisht e përkushtuar për mirëqenien e Shqipërisë dhe të gjithë popujve të saj” , ka deklaryuar në ceremoni Patriarku Theophilos III.

Rama ka pasur një debat të ahspër me kishën ortodokse në Shqipëri pas prishjes së kishës në Dhërmi.

Në vijim Patriarku deklaroi se “Ne e njohim marrëdhënien e veçantë që Shqipëria gëzon me shtetin e Izraelit, jo pak për shkak të rolit që Shqipëria ka luajtur në mbrojtjen e popullsinë e saj hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Në vijim ai ka thënë se ne mirëpresim pelegrinë nga Shqipëri ndëkrohë që ju nderojmë juve jo thjesht si udhëheqës politik por edhe si pelegrin në Tokën e Shenjtë.

Kryeministri ka shpërndarë fotot e këtij momenti pa përmendur dekorimin. “Dje gjatë takimeve me Patriarkun ortodoks Teofili III dhe patriarkun latin të Jeruzalemit Imz. Fuat Tëal, si edhe në vizitën e bazilikës së Varrit të Shenjtë të Krishtit, ndërtuar nga perandori ilir Kostandin dhe ku bashkjetojnë 5 komunitete të krishtera”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY