EDHE APELI E SHPALL ARDIAN FULLANIN TË PAFAJSHËM

EDHE APELI E SHPALL ARDIAN FULLANIN TË PAFAJSHËM

58
0
Shares

“Pafajësi”, ka vendosur sot edhe Gjykata e Apelit , Tiranë, për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e më se dy muajve më parë ët gjykatës së Shkallës së Parë, e cila gjithashtu kishte vendosur “pafajësi”.
Sipas gjykatës vendimit të më se dy muajve më parë të gjykatës së Shkallës së Parë, të lënë në fuqi sot, mësohet se, veprimet e të pandehurit Ardian Fullani nuk plotësojnë elementët që kërkon legjislacioni penal për t’i cilësuar ato si elemente të shpërdorimit të detyrës.
Në referim të provave, qëndrimi i prokurorisë se ish-Guvernatori nuk i ka propozuar zëvendësguvernatorin e dytë, ligji thotë se atë e zgjedh, e emëron Këshilli Mbikëqyrës i Bankës. Në asnjë dispozitë nuk përcaktohet afat shprehet gjykata për bërjen e propozimit i cili është diskrecion i guvernatorit , propozim i cili nuk sjell asnjë pasojë në rast aq më tepër që këto detyra të zëvendësguvernatorit të dytë janë plotësuar nga zëvendësguvernatori i parë.
Kjo mungesë nuk ka shkaktuar probleme dhe mangësi në funksionimin e Bankës së Shqipërisë shprehet më tej gjykata. Aq më tepër që sipas gjykatës mungesa e zëvendësguvernatorit për politikat e administrimit, procedurat e përdorimit dhe mjeteve financiare, janë kompetencë e Këshillit Mbikëqyrës.
Në lidhje me episodin e dytë të mos propozimit të nismave jurdike , edhe kjo e drejtë i takon Këshillit Mbikëqyrës e për këtë mos veprim nuk mund të konsiderohet që Fullani ishte në kundërshtim me ligjin. Ndryshe nga sa pretendon prokuroria për departamentin e emisionit ku ndodhi edhe vjedhja e 713 milionë lekëve, gjykata shprehet se aktet për funksionimin e tij ekzistojnë sipas datave përkatëse
Gjykata vëren se fakti që nga ana e prokurorisë nuk është arritur të identifikohet se ku konsiston mosveprimi i të pandehurit Ardian Fullani, se cila është masa që duhet të ishte marrë prej tij dhe që nuk është marrë, nuk mund të përdoret kundër të pandehurit si provë dhe as si argument se i pandehuri nuk ka kryer detyrën në përputhje me ligjin.
Në një proces penal organi i prokurorisë ka barrën e provës dhe detyrimin ligjor për të provuar akuzën, ndërsa i pandehuri gëzon garancinë kushtetuese të prezumimit të pafajësisë, konstaton gjykata.
Edhe për blerjen e ish-hotel Dajtit gjykata argumenton se nuk rezulton që nga veprimet e Fullanit t’i jetë shkaktuar dëm shtetit, pasi në rastin konkret nuk kemi tjetërsim të pronës dhe aq pakësim të pasurisë së shtetit. Edhe vlefta e dhënë në formën e çmimit për blerjen e ish-hotel Dajtit nuk është dëm thotë gjykata pasi ato në finale janë asete monetare dhe pasuri e patundshme e shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY