RAPORTI/ Mafia përdor shqiptarët si vrasës me pagesë në Europë

RAPORTI/ Mafia përdor shqiptarët si vrasës me pagesë në Europë

115
0
Shares

Një raport i karabinierisë italiane mbi bandat e Europës Lindore që operojnë në Itali i klasifikon shqiptarët si drejtues të trafikut të drogës dhe prostitucionit, dhe si të lidhur me organizatën mafioze “Ndangheta”.
Raporti thotë se shqiptarët pjesëmarrës në aktivitete kriminale përdoren në mbarë Europën si vrasës me pagesë. Sipas raportit janë të paktë shqiptarët që po kryejnë vjedhje në Itali, teksa këtë krim po e kryejnë më së shumti gjeorgjanët.
Sa i përket përfshirjes në trafikun e kokainës, Bashkimi Europian ka paralajmëruar Italinë se trafiku i narkotikëve është intensifikuar nëpërmjet detit. Ai po zhvillohet me makina e kamionë të cilët synojnë mbërritjen në Milano.
Sipas raportit janë disa protagonistët në këtë trafik. Përplasja mes bandave për territorin e shpërndarjes ka sjellë edhe viktima. Ngjarjet e fundit ku një shqiptar është vrarë në rajonin e Bergamos, shihet nga karabinierët italianë si rezultati i një konflikti mes bandash që merren me të njëjtat trafiqe.
Në këtë raport shqiptarët cilësohen si ujqër të vetmuar që enden nëpër Europë të ngarkuar për të kryer vrasje. Janë persona të padënuar më parë që udhëtojnë me pak sende me vete dhe humbin menjëherë gjurmët.
Sa i përket prostitucionit ka fakte se shqiptarët kanë bërë aleancë me rumunët. Këta të fundit merren me menaxhimin e femrave ndërsa shqiptarët paguhen për të administruar territorin ku ushtrohet prostitucioni. Në një operacion ndaj kësaj vepre penale u arrestuan së fundi 43 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY