Një ndër miqtë më të afërt të kryeministrit Edi Rama, avokati Spartak Ngjela po kryen rolin e zhurmuesit të lëvizjeve politike që synojnë krijimin një qeverie besimi para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
Njeriu që nuk ka thënë asnjë fjalë për fermën kombëtare të kanabisit drejtuar nga ministria e Brendshme flet gjithë ditën për arrestime lidhur me delikte që vetë Ngjela i supozon.
Kësaj herë zhurmuesi i Ramës ka pritur të përfundojë takimi i kryeministrit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit dhe më pas ka postuar se e di mirë cfarë është biseduar në takim.
“Sipas burimeve të mia, Meta kërkon ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Presidentin që opozita të dalë nga çadra dhe të rikthehet në Kuvend. Meta i ka thënë Ramës që nëse LSI merr këto poste, opozita del nga çadra”, thotë Ngjela për Panorama Online.
Komenti i Ngjelës:
“Komedia Meta vijon:
Ai po kërkon ministrinë
e Brendshme, që të manipulojë zgjedhjet me policinë, njëlloj sikurse bëri në vitin 2001 kur manipuloi zgjedhjet si kryeministër dhe futi policinë si hordhi nëpër qëndrat e votimit
Po Rama do t’ua nënshtrojë Partinë Socialiste hajdutëve recidivistë Meta dhe Berisha?
Gjithë banda e hajdutëve është në hallin e Reformës, dhe nuk kanë fare qëllim zgjedhjet, të cilat duan t’i manipulojnë për të rropatur shqipërinë edhe një herë nëpër stepat e Azisë. Por dhe lodhen kot. As vetingun e gjyqtarëve dhe as vetingun e politikanëve të lartë, nuk e ndalojnë dot.
Është për të qeshur.
Vërtet mendon blloku korruptiv shqiptar se mund ta mundë politikën amerikane për të triumfuar korrupsioni në Shqipëri dhe pastaj ta çojë shqipërinë në Moskë, ashtu si kundër që veproi Enver Hoxha në vitin 1945? Sepse, edhe Enver Hoxha, e mori pushtetin me armët angleze, dhe e çoi më pas Shqipërinë në Moskë…
Po Rama që është ekzekutuesi shqiptar i aleancës dhe marrëveshjes shqiptaro-amerikane, a do ta lejojë këtë gjë që të ngjasë?
Edhe kjo është pamundësi absolute. Të gjithë të korruptuarit nuk kanë ku të shkojnë. Ata do rrinë në vendet e tyre derisa t’iu vijë letra e FBI -së dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për t’iu komunikuar akuzën. Ky ka qënë destini i tyre.
Prisni që t’i shikoni”, parashikon Ngjela. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/