Banda e 5 shqiptarëve në Romë, Call Center për shitjen e...

Banda e 5 shqiptarëve në Romë, Call Center për shitjen e drogës

67
0
Shares

Policia italiane prangosi 5 shtetas shqiptar mes 22 dhe 50 vjeçëve, të cilët akuzohen për shpërndarje droge përmes picave. Rrjeti kryente biznesin e tyre nëpër shtëpitë e Romës veriore ndërsa dozat e porositura me telefon dorëzoheshin me makina.

Hetimi zbuloi përgjegjësitë e qarta të pesë anëtarëve të grupit të shqiptarëve, të cilët vepronin me role të mirëpërcaktuara në ambientet e furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës në Romën e Veriut, shkruan Il messaggero.

I gjithë aktiviteti i paligjshëm menaxhohej nëpërmjet një “call center” të vërtetë, i vendosur fizikisht në një apartament në Riano (RM), ku “operatorët” brenda në shtëpi, merrnin kërkesa telefonike nga shumë blerës të zonës së Romës së Veriut, i jepnin udhëzime anëtarëve të tjerë të grupit, (secili me një kompetencë territoriale të përcaktuar mirë) në mënyrë që të bëheshin dërgesat e drogës.

Të ashtuquajturit ‘kuaj’ për dorëzime, kishin në përdorim mjete, të cilat u sekuestruan në operacion, të pajisura me funde të dyfishta të përgatitura për të fshehur drogën që do u shitej konsumatorëve, transmeton Bë.

Midis tyre, ishte një makinë brenda së cilës kishte pasur një ndarje fikse në kroskot, që hapej vetëm nëpërmjet futjes së marshit indietro. Gjatë fazës së ekzekutimeve të ndalimeve është arrestuar një 25-vjeçare, partnere e një prej të dyshuarve, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 870 gram kokainë e fshehur në një ndarje në kuzhinë.

Kontrollet e kryera në shtëpitë e 5 shqiptarëve kanë nxjerrë edhe 24 mijë euro, qe dyshohet se kishin ardhur nga aktiviteti kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY