Pse njerëzit afër Ramës e shtyjnë të votëbesohet në Parlament, 2 rrugët...

Pse njerëzit afër Ramës e shtyjnë të votëbesohet në Parlament, 2 rrugët e shkarkimit nga deputetët

56
0
Shares

Kryeministri Edi Rama por edhe pjestarë të mazhorancës që kërkojnë një qeveri besimi për zgjedhjen kanë secili nga një mundësi të shkruar në Kushtetutë për të shkarkuar qeverinë Rama përmes Parlamentit.

E para rrugë mund të ndiqet nga vetë Kryeministri Rama i cili kërkon një mocion besimi në Parlament. Nëse ky mocion nuk votohet nga 71 deputetë por më pak se kaq atëherë qeveria bie dhe Kryeministri i kërkon qeverisë shpërndarjen e Parlamentit. Por një nen tjetër i Kushtetutës i kërkon qeverisë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e një qeverie të re që i bie shumë vonë. Kjo rrugë nuk sjell zgjidhjen e krizës megjithatë krijon hapësirë për të ndërtuar shumë shpejt një qeveri teknike e cila miratohet nga një seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit.

Ja cfarë thotë neni 104:

1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të

Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë

anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon

Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.

2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.

Kërkesa për mocion besimi nuk mund të paraqitet gjatë periudhës së shqyrtimit të

mocionit të mosbesimit, sipas nenit 105.

3. Votimi i mocionit nuk mund të bëhet pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.

Por ndërkaq situata inkurajon edhe një formë tjetër të rënies së qeverisë përmes parlamentit por kësaj here inisiatorë mund të jenë partitë parlamentare që kanë kërkuar qeverinë e Besimit. Neni 105 parashikon mocion mosbesimi ndaj qeverisë nga një e pesat e deputetëve.

Ja cfarë thotë neni 105

1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion

mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.

2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke

zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të

ri.

3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e

Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit në Kuvend.

Zëra të afërt me Kryeministrin i kanë kërkuar atij të testojë mbështetjen në Parlament me besimin se Rama ka mundësi të grumbullojë 71 vota. Kjo formë shmang zgjidhjen politike të krizës duke i dhënë asaj një zgjidhje procedure në këtë rast e cila mund ta cojë edhe më tej krizën drejt zhvillimeve të paparashikuara nëse Rama ia del të grumbullojë 71 vota cfarë nuk është shumë vështirë për një Kryeministër.

Dy gazetarë të afër së majtës Mustafa Nano dhe Aleksandër Cipa i kanë kërkuar përmes komenteve të publikuara në media të ndryshme që Rama të votëbesohet në Parlament. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY