Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Azili në Gjermani boshatis shkollat, 230 nxënës të larguar nga Kukësi

27/12/2015
Azili në Gjermani boshatis shkollat, 230 nxënës të larguar nga Kukësi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Azili drejt Gjermanisë braktis edhe shkollat e Kukësit. Nga qyteti dhe fshatrat janë larguar mijëra banorë duke lënë pasojat në bankat e shkollës. Në shumë shkolla, për shkak të numrit të vogël të nxënësve klasat janë shndërruar në kolektive.

Kjo është panorama prej muajsh në Kukës, si pasojë e largimit të qindra familjeve për azil në shtetet e BEsë, kryesisht në Gjermani.

“Nga shkollat e Bashkisë së Kukësit janë larguar drejt Gjermanisë 230 nxënës gjithsej, prej të cilëve deri tani janë rikthyer 24 nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe 6 nxënës të arsimit të mesëm”, thotë Rexhep Hysa, specialist në Drejtorinë Rajonale të Arsimit.

Sipas tij, zonat më të prekura nga emigracioni janë Shishtaveci, Novoseji apo Topojani, ku ka tashmë klasa deri edhe me një nxënës, por përgjithësisht ende nuk ka ndonjë fluks të kthyerish. “Dy ditë më parë jemi kthyer dy familje me nga 2 nxënës gjithsej nga Gjermania”, tregon Hyrmet Allaraj, nga Topojani, një prej banorëve të kthyer per Panorama.

Nga Topojani janë larguar drejt Gjermanisë gjatë këtij viti rreth 100 familje, por deri tani janë rikthyer 15 familje me 6 nxënës shkolle gjithsej. Pozitive është se nga DAR janë marrë të gjitha masat për riintegrimin në procesin mësimor të të gjithë nxënësve të rikthyer.

“Nga drejtoritë e shkollave po zbatohet një program i veçantë pune me synim që nxënësit e rikthyer të riintegrohen menjëherë në procesin mësimor që të mos humbasin vitin shkollor”, thotë Hysa. Sipas tij, “deri tani të gjithë nxënësit e rikthyer janë mirëpritur dhe janë integruar menjëherë në procesin mësimor. Kështu do të vazhdojë edhe paskëtaj sa herë që do të ketë nxënës që do të rikthehen”.

Thuajse e njëjtë është situata edhe në Bashkinë e Tropojës. Fluksi i largimit të banorëve ka tendencë të rritë numrin e klasave kolektive, çka do të ndikojë edhe në nivelin mësimor. Zbrazja po vazhdon me shpejtësi në të gjitha qendrat e banuara të këtij rajoni. Jo vetëm përmes emigrimit, por edhe imigrimit drejt zonës fushore të vendit.

“Në Topojan kanë mbetur ende vetëm 50 shtëpi, nga mbi 300 shtëpi që ishin vetëm pak vite më parë. Të gjithë e kanë mendjen të ikin, në emigracion apo drejt zonës fushore. Në fshat kanë mbetur vetëm pleqtë” , tregon Allaraj.

Fshati Shishtavec, deri në fillim të viteve 1990 ishte ndër fshatrat me popullsinë më të madhe, por tashmë është kthyer në një strehë vetëm për moshën e thyer. Vetëm ata kanë mbetur, ndërsa e gjithë rinia ka mbathur, përgjithësisht në Angli, apo në Gjermani.

Kjo ka bërë që në shkollën e këtij fshati të ekzistojnë edhe klasa me nga një nxënës. Në rajonin verilindor tashmë ka edhe fshatra të shpopulluar krejtësisht. Aq sa u ka mbetur vetëm emri si toponim. Madje, edhe ndonjë qytezë. Kam Tropoja deri në fillim të viteve i ngjante një qyteti minator me një popullsi prej afro 3 mijë banorësh. Tashmë thuajse të gjithë janë larguar, ku kanë mbetur vetëm 3, 4 familje me pjesëtarë të moshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
Rama sulmon sërish protestën: Është pasoja e algoritmit dhe jo keqqeverisjes

Elisa Spiropali mungon në mbledhjen e grupit të PS, Rama një kërkesë deputetëve

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.