Vrasja e dyfishtë në Durrës, makina e autorëve u vodh në Vorë,...

Vrasja e dyfishtë në Durrës, makina e autorëve u vodh në Vorë, ende enigmë autorët

56
0
Shares

Një javë nga vrasja e dyfishtë në qendër të Durrësit ku mbetën të vdekur Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj,  policia dhe prokuroria ende nuk kanë identikitin e vrasësve.
Grupi hetimor ka sekuestruar filmimet e disa kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Por nga këqyrja e tyre nuk është përfituar asnjë element i vlefshëm për hetimin për shkak se cilësia e videos është mjaft e dobët. Prokuroria ka dërguar këto filmime në laboratorin e kriminalistikës për t’i pastruar, por edhe pas këtij procesi nga filmimi nuk dallohen autorët.
Hetuesit gjatë këtyre 7 ditëve kanë mundur të identifikojnë automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët, fale dëshmive të disa personave që i kanë parë ata të largohen pas atentatit. Makina dyshohet se është vjedhur në zonën e Vorës. Pronari i saj është identifikuar dhe është marrë në pyetje. Por ai mësohet të ketë deklaruar se makina i është vjedhur atë ditë dhe se ishte nisur për të bërë denoncimi.
Nga hetimet paraprake rezultoi se drejt dy te rinjve është qëlluar nga një armë e vetme me 33 plumba. Por prokuroria thotë se kjo do të përcaktohet nga analiza balistike e gëzhojave. Hetimet janë fokusuar te pista e vrasjes për shkak të prishjeve të pazareve të drogës, për shkak se në skedat e policisë, 33-vjeçari Ervin Kodra është i njohur si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY